Mazhoranca ka kërkuar ndihmën e Ambasadës Amerikane në Tiranë për të shtyrë përpara procesin e hartimit të reformës zgjedhore. Objektivi i ri i vendosur nga socialistët për miratimin e kësaj reforme është fundi i qershorit.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda qershorit”, deklaroi përmes rrjeteve sociale, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik.
Ky organ është ngritur si organ jashtëparlamentar si produkt i konsensusit të fillimvitit mes PS-së dhe PD-së me detyrën e hartimit të një reforme zgjedhore që më pas duhet të miratohet nga Kuvendi pa asnjë ndërhyrje.
“Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik”, thotë Gjiknuri.
Por, pikërisht financimi i partive duket se është ngërçi i madh mes dy palëve. Opozita propozoi fillimisht financim 100 për qind nga buxheti i shtetit, duke e vlerësuar si të vetmen rrugë për të bllokuar financimet e fushatave përmes parave të krimit të organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje