Sport

Tenisi zgjat pezullimin e aktiviteteve deri më 31 korrik

Nuk do të ketë turne tenisi deri në fund të muajit korrik, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Shoqata e Tenisit Profesionist (ATP) vendosi që pezullimi i aktiviteteve ndërkombëtare të vazhdojë deri më 31 korrik.

Andrea Gaudenci, presidenti i ATP-së, ka bërë me dije zyrtarisht se veprimtaritë do të vazhdojnë të jenë të pezulluara. “Për shkak të paqartësive të vazhdueshme në lidhje me pandeminë e Kovid-19, me keqardhje duhet të njoftojmë se vendimi ynë është për ta shtyrë pezullimin e turneve deri më 31 korrik”, – tha Gaudenci.

Në të njëjtën linjë janë edhe drejtuesit e tenisit të femrave (WTA). Edhe turnetë e tenisit për femra do të mbeten të bllokuara të paktën deri në fund të korrikut. Më parë janë anuluar disa nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror, por, me sa po duket, situata nuk po përmirësohet ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë