Futboll

Malaga e Bares dhe Sadikut në krizë, klubi shkurton punonjësit

Klubi i Malagës në Spanjë, ku luajnë edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, sulmuesi Armando Sadiku dhe mesfushori Keidi Bare, ka bërë të ditur se është i detyruar të pushojë nga puna disa punonjës për të përmirësuar situatën financiare pas pasojave të koronavirusit.

Malaga merr pjesë në kategorinë e dytë dhe prej kohësh ka pasur vështirësi ekonomike. Klubi drejtohet nga një administrator publik që në shkurt, kur një gjykatë spanjolle e shkëputi atë ligjërisht nga sheiku nga Katari, Abdullah Al Thani, ish-pronar i skuadrës. Në një komunikatë të shpërndarë nga drejtuesit e Malagës bëhet me dije se masat janë të domosdoshme për kapërcimin e krizës financiare. Ristrukturimi i klubit është i nevojshëm për të pasur stabilitet në të ardhmen. Deri tani, nuk është e specifikuar se cilët janë punonjësit e shkarkuar.

Sadiku dhe Bare te Malaga. Gazeta Si, 20 maj 2020

Një lajm i keq ky për dy kuqezinjtë, Baren dhe Sadikun, të dy titullarë këtë sezon me Malagën. Ata e njohin mirë problematikën dhe me siguri, bashkë me menaxherët e tyre, janë në kërkim të një skuadre të re, ku mund të punojnë më të qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë