Politike

Opozita në Kuvend, letër Ramës: Na tako, se Kodi varet nga ne

Grupet parlamentare të opozitës i kërkojnë (përmes një letre) Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama një takim urgjent brenda 48 orësh lidhur me reformën zgjedhore.

“Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të Këshillit  Politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit  të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh…

Hipokrizia që kërkon tu paraqitet shqiptarëve si “marrëveshje” apo “dakordësi” mes atyre që kanë mbi 20 vjet që bëjnë pazar së bashku në kurriz të shqiptarëve… nuk do të votohet nga deputetët e opozitës në Kuvend…”, thuhet në letrën e grupeve parlamentare të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë