Grupet parlamentare të opozitës i kërkojnë (përmes një letre) Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama një takim urgjent brenda 48 orësh lidhur me reformën zgjedhore.
“Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të Këshillit Politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh…
Hipokrizia që kërkon tu paraqitet shqiptarëve si “marrëveshje” apo “dakordësi” mes atyre që kanë mbi 20 vjet që bëjnë pazar së bashku në kurriz të shqiptarëve… nuk do të votohet nga deputetët e opozitës në Kuvend…”, thuhet në letrën e grupeve parlamentare të opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje