Futboll

Momente tmerri për lojtarin e Milanit, e vjedhin me pistoletë te koka

Momente terrori për futbollistin spanjoll të Milanit, Samu Kastilejo. Me një postim në Instagram ai ka treguar se si e kanë vjedhur në Milano, duke i vënë pistoletën në kokë. “Po në Milano, – shkruan Kastilejo, – është gjithçka në rregull? Më kanë vjedhur dy djem, duke më vënë pistoletën në fytyrë”.

Pas ngjarjes, spanjolli ka bërë denoncimin në polici. Ai ishte në makinën e tij, kur dy të rinjtë i janë afruar me një motor dhe e kanë kërcënuar me pistoletë për t’i marrë orën e çmuar. Më pas ata janë zhdukur nga qendra e Milanos. Lojtari i Milanit është sulmuar në zonën mes Porta Nuova dhe Gae Aulenti.

Nuk ka pasur asnjë pasojë fizike për Kastilejon, por sigurisht që ai ka mbetur i tronditur nga ajo që i ka ndodhur. Gjatë mbrëmjes ai ka bërë edhe një postim tjetër në profilin e tij në Instagram për të qetësuar ndjekësit e tij, duke shkruar: “Gjithçka në rregull, jam mirë”. Futbollistët në Itali dhe jo vetëm janë bien shpesh pre e hajdutëve, të cilët e dinë mirë se ata mbajnë sende me vlerë dhe gjithmonë janë në “gjueti” të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë