Rend dhe Ligj

Kishin mbjellë kanabis, 3 në pranga dhe 2 në kërkim në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për mbjellje kanabisi.

Policia thotë se është konstatuar një rast i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane.

Në pranga janë vënë në pranga shtetasit Z. D., 57 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe B. V., 25 vjeç, banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga ana e Policisë.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi U. D., 67 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Kuraten, Ishëm.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., 24 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, dhe A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë