Futboll

Sarri zgjedh Vrionin, Juventusi e grumbullon për ndeshjen me Milanin

Mbrëmja e sotme mund të sjellë një moment magjik për sulmuesin shqiptar, Xhakomo Vrioni. Ai është grumbulluar nga trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, për ndeshjen me Milanin, gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar pak më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje dhe aty figuron edhe emri i Vrionit.

Disa ditë më parë ishte bërë e ditur se trajneri italian po shihte tek Juventusi U-23 për ndonjë lojtar që do të zëvendësonte ata që mungojnë dhe mes tyre ka zgjedhur edhe Vrionin për sulmin. Juventusi nuk ka të gatshëm Gonzalo Higuain dhe zgjidhjen e ka gjetur brenda shtëpisë. Do të ishte vërtet një ëndërr për Vrionin, nëse do të kishte pak minuta me fanellën e ekipit të parë kundër Milanit.

Lojtarët e grumbulluar nga Juventusi për ndeshjen me Milanin. Gazeta Si, 12 qershor 2020

Sulmuesi kuqezi, i rritur te Sampdoria, kaloi disa muaj më parë te Juventusi U-23, pas disa eksperiencave që ka pasur me ekipet të kategorive inferiore në Itali. Trajneri Sarri e ka vlerësuar dhe ky patjetër që është një sinjal edhe për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë