Ne rrjet

20 milionë njerëz mund të jenë prekur nga koronavirusi në SHBA

Të paktën 20 milionë njerëz në SHBA  mund të jenë infektuar me Covid-19, sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët e shëndetësisë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar. Zyrtarisht, SHBA ka regjistruar 2.4 milionë infeksione të konfirmuara dhe 122.370 viktima.

Por, pas protestave masive, disa shtete amerikaen e kanë raportuar numrat rekord të rasteve ditët e fundit.

Universiteti i Uashingtonit parashikon 180,000 vdekje në SHBA deri në tetor, ose 146,000 nëse 95% të amerikanëve mbajnë maska.

“Vlerësimi ynë më i mirë tani është se për çdo rast që është raportuar, në të vërtetë ka pasur 10 infeksione të tjera,” u tha drejtori i CDC, Dr Robert Redfield, gazetarëve.

Kjo për shkak se testimi ishte i kufizuar te njerëzit me simptoma dhe transportuesit asimptomatikë nuk ishin testuar, tha ai. “Ne ndoshta kemi njohur rreth 10% të shpërthimit nga metodat që ne përdorim për të diagnostikuar midis marsit, prillit dhe majit”, tha ai.

Dr Redfield tha se të paktën 5% deri 8% e popullsisë amerikanë ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë