Për një moment u duk se kampionati do të rihapej, pasi Skënderbeu udhëhiqte 1-0 ndaj Tiranës, pas golit të afrikanit Mensah. Por në pjesën e dytë ka ardhur përmbysja e madhe e Tiranës, që e ka mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-2, falë dopietës së Majkëll Ngo. Diferenca me Kukësin mbetet sërish 9 pikë dhe tashmë titulli është shumë afër për baredheblutë.
Korçarët kanë zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, edhe pse në fushë nuk ishin Jashanica dhe Bregu. Skënderbeu kaloi në avantazh me Mensah, i cili goditi bukur me kokë pas një krosi nga këndi. Por korçarët nuk mundën ta administronin si duhet lojën. Ngo shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe i dha fitoren skuadrës së tij, që tani është shumë më komode para ndeshjeve me Kukësin rival dhe derbit me Partizanin.
Tani pritet vetëm matematika që Tirana të festojë titullin, që nuk ka më asnjë dyshim se është i bardhebluve, tashmë me 65 pikë. Këta të fundit mund t’ia lejojnë veten dhe ndonjë humbje. Në krahun tjetër, Skënderbeu ka humbur terren në javët e fundit në tabelën e renditjes, ndërkohë që është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje