I është dashur një penallti Kukësit për të mundur 1-0 Bylisin në “Elbasan Arena”. Ishte një penallti e kthyer në gol nga Vasil Shkurtaj në pjesën e parë dhe e kontestuar shumë nga ekipi ballshiot, që më pas e ka vënë në pozita të vështira Kukësin. Të besuarit e Orges Shehit nuk kanë shkëlqyer në lojë, madje në minutat e fundit kanë rrezikuar shumë të barazoheshin, pasi Bylisi doli i gjithi në sulm.
Gjithsesi, kuksianët kanë bërë detyrën dhe presin që Tirana të ndalet në Korçë nga Skënderbeu, në mënyrë që të shkurtohet diferenca e pikëve para sfidës direkt. U duk qartë që Kukësi kishte deficite fizike, ndërsa Bylisi, pavarësisht kësaj humbjeje, mbetet në pozita komode sa i takon qëndrimit, sepse Vllaznia rivale nuk ka marrë pikë.

Jo vetëm që ka dështuar sërish me Teutën, por këtë herë Vllaznia ka pësuar 3 gola nga Teuta që e eliminoi nga Kupa e Shqipërisë pak ditë më parë, duke e mundur në Durrës dhe duke i marrë barazimin në Shkodër. Pas kësaj humbjeje të thellë në “Loro Boriçi”, mundësia e vetme që Vllaznia të mbijetojë, është ndeshja shtesë me një nga ekipet e Kategorisë së Parë. Trajneri Hysen Dedja nuk po e gjen dot “ilaçin” e shërimit për këtë skuadër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje