Rend dhe Ligj

Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri, 25 prej të arrestuarve lihen në burg

Detaje të reja kanë zbuluar mediat italiane nga operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri që u shoqërua me 37 të arrestuar.

Paraprakisht, Gjykata italiane ka vendosur masat e sigurisë për të arrestuarit, duke lënë në “arrest me burg” 25 prej tyre dhe duke dhënë “arrest shtëpie” 12 të tjerë.

Mësohet se shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, 27 të tillë nga të cilët 10 u arrestuan në Shqipëri për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Ndërkohë 10 të arrestuar janë italianë. Arrestimet u kryen kryesisht në rajonin e Barit, Romës, Leçes, Matera dhe Pesaro-Urbino.

Grupi kriminal, i cili u shkatërrua në operacionin e drejtuar nga Anti-Mafia dhe Prokuroria italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe SPAK, vepronte prej 5 vitesh, dhe në Shqipëri operacioni u shtri në Tiranë e Vlorë.

Dje u mbajt edhe një konferencë për shtyp ku u bë me dije nga zyrtarët italianë se ka autoritete shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar këtë grup kriminal.

Ndërkohë, kreu i SPAK, Arben Kraja premtoi se do të hetohen të gjithë zyrtarët shtetërorë të përfshirë dhe do të çohen para përgjegjësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë