Rend dhe Ligj

Autor i një vjedhjeje, arrestohet 56-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 56-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur në banesën e një shtetasi.

Policia thotë se pas informacionit të marrë se në banesën e shtetasit R. C., është kryer një vjedhje, ka ushtruar kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V.

Gjatë kontrollit,  në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë