Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 56-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur në banesën e një shtetasi.
Policia thotë se pas informacionit të marrë se në banesën e shtetasit R. C., është kryer një vjedhje, ka ushtruar kontroll në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit M. V.
Gjatë kontrollit, në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr. lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.
Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet M. V., 56 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, Dibër.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje