Politike

Të hënën mblidhet Këshilli Politik, Basha shkon në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike do të çojë Gazmend Bardhin në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik.

Mungesa e Bashës në këtë mbledhje, pas ftesës së bërë publike nga kryeministri Rama e formalizuar më pas përmes Damian Gjiknurit, u interpretua në mënyra të ndryshme nga media dhe korridore politike.

Interpretimet janë të ndryshme, por ajo që është e vërtetë lidhet me faktin se të hënën Basha nuk do të jetë në Tiranë, por Kosovë.

Gjatë qëndrimit atje, Basha pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, dhe drejtuesit e partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë