Rend dhe Ligj

Theu aktin normativ, gjobitet klubi i natës në Durrës

Pavarësisht aktit normativ për mbylljen e lokaleve të natës, një subjekt në Durrës vazhdonte aktivitetin dhe për pasojë është gjobitur nga policia.

Gjoba i është vënë shtetasit K. P, i cili është konstatuar nga policia duke mbajtur një aktivitet të tillë në zonën e plazhit.

Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndër të tjera, Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Prej dy ditësh, të rinj dhe artistë të prekur nga vendimi për mbylljen e klubeve të natës kanë protestuar përpara Kryeministrisë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2795638560672551

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë