Politike

Opozita e cilësoi lojë tinëzare, por Rama përsërit ftesën: Ju pres në Këshillin Politik

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën ndaj Partisë Demokratike për të qenë bashkë sot në mbledhjen e Këshillit Politik.  

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik.

Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese…”, shkruan Rama në Tëitter!

Një ditë më parë, opozita e bashkuar e dha qëndrimin e saj pas firmosjes së dokumentit nga Edi Rama me opozitën parlamentare që bëjnë fakt të kryer ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor”, thuhet në deklaratën e përbashkët të koalicionit opozitar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë