Politike

“Duhen dy veta që të lindë e vërteta…”, Rama mesazh Lulzim Bashës

Brenda 24 orësh, kryeministri, Edi Rama, i ka drejtuar tre herë ftesë opozitës, për të marrë pjesë në Këshillin Politik.

Dy herë e ka bërë vetë, dhe një herë tjetër e ka përcjellë zyrtarisht ftesën përmes Damian Gjiknurit.

Edi Rama e mbylli kapitullin me opozitën parlamentare duke firmosur jo vetëm votat që do të marrë për paktin e 5 qershorit, por edhe për ndryshimet kushtetuese.

Loja është e hapur me opozitën “reale”.

Dhe Rama në këtë trase synon të tërheqë vetëm Lulzim Bashën.

Që me mëngjes, ai përcjell një thënie të famshme të filozofit amerikan, Henry David Thoreau:  

“Duhen dy veta që të lindë e vërteta, njëri që ta thotë, tjetri që ta dëgjojë”.

A është ky një mesazh direkt për Lulzim Bashën? Gjasat janë që po.

Deri më tani, PD nuk ka kthyer ende përgjigje nëse do të jetë në mbledhjen e Këshillit Politik.

LSI i ka paraprirë me vrik qëndrimit duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja aty është e kotë, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka trokitur në derën e Presidenti Ilir Meta, ai që në fakt vijon të qëndrojë në mes të këtij debati dhe zhvillimi politik.

Rama nga ana e tij sa duket po i qartëson gjërat. Për të është vetëm një në lojë…Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë