Rend dhe Ligj

Transportonte 9 klandestinë kundrejt fitimit, kapet 37-vjeçari në Qukës-Qafë Plloçë

Një 37-vjeçar nga Berati është kapur dhe arrestuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë, pasi po transportonte 9 klandestinë të paligjshëm në Shqipëri kundrejt fitimit.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Edhe kjo goditje ishte në vazhdën e operacionit policor të koduar “Perimetri”, i cili vijon prej kohësh në qarkun e Korçës në kuadër të goditjes së trafikut të paligjshëm të klandestinëve nga Greqia në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2810773775875642

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë