Rend dhe Ligj

KLGJ hap procedurat, 6 pozicionet e punës që i janë ofruar Ardian Dvoranit

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, njëherësh ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani pritet të kthehet si gjyqtari i Gjykatave të Apelit.

Vendimi është dhënë nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, i cili vendosi në mbledhjen e sotme se Dvorani duhet të zgjedhë mes 6 pozicioneve të punës në Gjykatat e Apelit në vend, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Mësohet se Dvorani ka afat deri më datë 28 korrik për të vendosur se në cilën gjykatë do të dojë të ushtrojë detyrën e tij.

Dvorani mund të zgjedhë njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:

Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër.

Po ashtu Këshilli vendosi hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për 5 (pesë) kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë