Rend dhe Ligj

Hodhi nga xhami i makinës kokainën, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 20-vjeçar me inicialet E. H, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, i cili në momentin e ndalimit nga policia ka hedhur nga xhami i makinës një sasi kanabisi dhe kokaine.

Ndërkohë, një 38-vjeçar është vënë në pranga sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar me fjalë për jetën.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 57-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.52 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë