Rend dhe Ligj

Maskat grabisin 70-vjeçaren në Pukë/ Dy autorët e lidhin dhe e dhunojnë në banesë, i marrin pensionin e 3 muajve

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës. Mësohet se 2 persona të maskuar janë futur nga dera e pasme e banesës ku jeton 70-vjeçara, Mrik Ndoja.

Fillimisht autorët e lidhën me litar dhe dhunuan të moshuarën në krevatin e saj dhe më pas i kërkuan para. Këta të fundit i morën pensionin e 3 muajve dhe një shumë tjetër parash. 70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e goditën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendgjarja dhe më pas Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë të cilët e ndihmuan dhe njoftuan edhe ambulancën.Pamje nga banesa e grabitur

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe vetë e moshuara. Ajo ka treguar se autorët e kanë rrahuar dhe i kanë marrë para. 70-vjeçarja thekson se nuk i njeh grabitësit dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë këtë ngjarje.

Ndoja jeton e vetme në banesë, pasi nuk ka fëmijë dhe burri i ka vdekur disa vite më parë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë