Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës. Mësohet se 2 persona të maskuar janë futur nga dera e pasme e banesës ku jeton 70-vjeçara, Mrik Ndoja.
Fillimisht autorët e lidhën me litar dhe dhunuan të moshuarën në krevatin e saj dhe më pas i kërkuan para. Këta të fundit i morën pensionin e 3 muajve dhe një shumë tjetër parash. 70- vjeçarja nuk mundi të reagonte pasi kishte një frakturë në këmbë, teksa autorët e maskuar e goditën atë në krahun e majtë, brinjë dhe kokë. Autorët u larguan me shpejtësi nga vendgjarja dhe më pas Mrik Ndoja njoftoi komshinjtë të cilët e ndihmuan dhe njoftuan edhe ambulancën.
Pamje nga banesa e grabitur

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe vetë e moshuara. Ajo ka treguar se autorët e kanë rrahuar dhe i kanë marrë para. 70-vjeçarja thekson se nuk i njeh grabitësit dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë këtë ngjarje.
Ndoja jeton e vetme në banesë, pasi nuk ka fëmijë dhe burri i ka vdekur disa vite më parë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje