Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në një lokal të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë.
Mësohet se autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.
Brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, që kanë çuar në përdorimin e armëve, por mësohet se Spartak Çela ka qenë i dehur, kur ka qëlluar.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje