Rend dhe Ligj

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, autori arratiset

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në një lokal të Pogradecit.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë.

Mësohet se autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.

Brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, që kanë çuar në përdorimin e armëve, por mësohet se Spartak Çela ka qenë i dehur, kur ka qëlluar.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë