Politike

Kim, letër Bashës dhe Ramës: Jeni përgjegjës për kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka hyrë në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidaturave nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve, ndërsa PS-ja e fillon këtë proces zyrtarisht në fillim të muajit nëntor.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka nisur një  letër krerëve të partive kryesore politike në vend, duke u kujtuar se ata janë përgjegjës për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike janë përgjegjës për kandidatët e tyre. Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj”, thuhet në letër.

Ambasadorja amerikane inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

“Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë