Partia Demokratike ka hyrë në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidaturave nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve, ndërsa PS-ja e fillon këtë proces zyrtarisht në fillim të muajit nëntor.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka nisur një letër krerëve të partive kryesore politike në vend, duke u kujtuar se ata janë përgjegjës për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.
“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike janë përgjegjës për kandidatët e tyre. Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj”, thuhet në letër.

Ambasadorja amerikane inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
“Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje