Futboll

Pozitiv edhe Kilian Mbape, lojtari i shtatë i PSG-së me Covid-19

Nuk ka paqe për PSG-në dhe për Francën. Edhe Kilian Mbape ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga “France Football”, që saktëson se sulmuesi ka bërë tamponin e kontrollit para grumbullimit me kombëtaren e drejtuar nga trajneri Deshamp.

Mbape është asintomatik dhe tashmë është izoluar, duke humbur kështu ndeshjen e radhës me Kroacinë në Ligën e Kombeve. PSG-ja, në këtë situatë mund të shtyjë ndeshjet e kampionatit. Sulmuesi 21-vjeçar, kampion bote, është lojtari i shtatë i PSG-së që rezulton pozitiv, pas Nejmarit, Ikardit, Di Marias, Paredesit, Navasit dhe Markuinjos.

Kilian Mbape me fanellën e Francës. Gazeta Si, 8 shtator 2020

Një mungesë e rëndësishme për Francën dhe PSG-në, por që mund të ndikojë edhe në zhvillimet e merkatos, ku Mbape mbetet objektivi numër 1 i Real Madridit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë