Futboll

Cikalleshi kthehet në elitën turke, Xhaka përjetësisht te Bazeli

Disa nga futbollistët e Kombëtares kanë ndërruar skuadër ditët e fundit. Sulmuesi Sokol Cikalleshi është kthyer në elitën e futbollit turk, ku ka firmosur për dy vjet me ish-skuadrën e tij, Koniasporin. Futbollisti kavajas ka qenë pjesë e Akhisarsporit sezonin e fundit, por ky ekip mbeti në ligën e dytë dhe sulmuesi 30-vjeçar ka bërë këtë lëvizje.

Pak ditë më parë në Turqi ka firmosur edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Armando Sadiku. Ai ka lënë Spanjën dhe ka firmosur për ekipin e Erzurumsporit, që këtë sezon do të jetë pjesë e Superligës në Turqi, kështu që do të kemi një derbi mes dy sulmuesve kuqezinj.

Taulant Xhaka rinovon me Bazelin për 4 vjet. Gazeta Si, 11 shtator 2020

Lëvizje edhe në Zvicër, ku Ermir Lenjani është kthyer pas shumë vitesh te Grasshopersi, skuadra që qe bëri të njohur mëngjarashin e Kombëtares që mungoi në dy ndeshjet e fundit. Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën me Bazelin edhe për katër vitet e ardhshme, që do të thotë se mesfushori do ta mbyllë karrierën me këtë klub, ku ka luajtur gjithë kohën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë