Implementimi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë brenda muajit shtator.
Mazhoranca miraton të hënën në Komisionin e Ligjeve ngritjen e grupit të punës për përfshirjen e ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Ndryshimet konsistojnë në hapjen e listave të kandidatëve për deputet 100% apo me skemën aktuale si dhe ndryshimin e formulës së koalicionit parazgjedhor.
Sipas projektvendimit, grupi i punës do të përbëhet nga Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka nga ana e mazhoranës dhe Korab Lita nga ana e opozitës parlamentare me afat pjesën e mbetur të shtatorit.
Paralelisht, PS ka ftuar opozitën jashtë Kuvendit që të mblidhet në Këshillin Politik për të vijuar punën paralel.
Damian Gjiknuri ka paralajmëruar më herët se nëse ka vullnet, diskutimet për ndryshimet kushtetuese mund të mbyllen brenda shtatorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje