Politike

Debati për koalicionet mbyllet brenda shtatorit, Ligjet ngrenë grupin e punës

Implementimi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë brenda muajit shtator.  

Mazhoranca miraton të hënën në Komisionin e Ligjeve ngritjen e grupit të punës për përfshirjen e ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Ndryshimet konsistojnë në hapjen e listave të kandidatëve për deputet 100% apo me skemën aktuale si dhe ndryshimin e formulës së koalicionit parazgjedhor.

Sipas projektvendimit, grupi i punës do të përbëhet nga Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka nga ana e mazhoranës dhe Korab Lita nga ana e opozitës parlamentare me afat pjesën e mbetur të shtatorit.

Paralelisht, PS ka ftuar opozitën  jashtë Kuvendit që të mblidhet në Këshillin Politik për të vijuar punën paralel.

Damian Gjiknuri ka paralajmëruar më herët se nëse ka vullnet, diskutimet për ndryshimet kushtetuese mund të mbyllen brenda shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë