Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, që nuk kaloi pa surpriza për lëvizjet brenda të së djathtës
Fillimisht ky komision përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për kryekomisioner: Ilirjan Celibashi, Ilir Rusmali dhe Ardjan Myslimaj. Opozita jashtë Kuvendit, përmes Oerd Bylykbashit eliminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Ilir Rusmalit, (ish-ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisë Berisha) duke bërë që komisioni t’i përcjellë Kuvendit për votim vetëm dy kandidatura (propozim i PS) për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Celibashin dhe Myslimajn. Eliminimi i Rusmalit ndoshta mund te quhet një pakt i heshtur mes PS e PD për një tjetër emër, më i mundshmi ai i Celibashit, (dikur fort i atakuar nga e djathta dhe vecanerisht ish-kryeministri Sali Berisha) ndërsa Rusmalin për ta kaluar në një tjetër detyre atë të KAS-it.
Për detyrën e nënkomisionerit me propozim të opozitës u zgjodhën: Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi gjithashtu t’i kalojë për votim seancës kandidatët për anëtarë të Komisionit Rregullator: Ilirjana Nano, Dritan, Çaka, Odeta Berberi, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj
Ndërsa anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve do të jenë: Ilir Rusmali, Elvin Lako Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho
Votimi do të kryhet formalisht të hënën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje