Politike

KQZ e re, PD kalon Celibashin për kryekomisioner, s’kualifikon ish-ministrin e Berishës, Ilir Rusmali

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, që nuk kaloi pa surpriza për lëvizjet brenda të së djathtës  

Fillimisht ky komision përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për kryekomisioner: Ilirjan Celibashi, Ilir Rusmali dhe Ardjan Myslimaj. Opozita jashtë Kuvendit, përmes Oerd Bylykbashit eliminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Ilir Rusmalit, (ish-ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisë Berisha) duke bërë që komisioni  t’i përcjellë Kuvendit për votim vetëm dy kandidatura (propozim i PS) për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Celibashin dhe Myslimajn. Eliminimi i Rusmalit ndoshta mund te quhet një pakt i heshtur mes PS e PD për një tjetër emër, më i mundshmi ai i Celibashit, (dikur fort i atakuar nga e djathta dhe vecanerisht ish-kryeministri Sali Berisha) ndërsa Rusmalin për ta kaluar në një tjetër detyre atë të KAS-it.   

Për detyrën e nënkomisionerit me propozim të opozitës u zgjodhën: Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi gjithashtu t’i kalojë për votim seancës kandidatët për anëtarë të Komisionit Rregullator: Ilirjana Nano, Dritan, Çaka, Odeta Berberi, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj

Ndërsa anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve do të jenë: Ilir Rusmali, Elvin Lako Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho

Votimi do të kryhet formalisht të hënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë