Ilirjan Celibashi e filloi me optimizëm punën, teksa prezantoi organet e reja drejtuese të KQZ-së.
“Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhet ngushtësisht me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.
Pas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe nënkomisionerit, është bërë dhe prezantimi i anëtarëve të tjerë. KQZ-ja e re përbëhet nga Komisioneri dhe nënkomisioneri, Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sfide e re për KQZ-në, sipas Celibashit, do të jetë implementimi në kohë i teknologjisë, një detyrë kjo ekskluzive e nënkomisioneres Lealba Pelinku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje