Politike

Optimizmi i Celibashit dhe sfida e re e KQZ për zgjedhjet

Ilirjan Celibashi e filloi me optimizëm punën, teksa prezantoi organet e reja drejtuese të KQZ-së.

“Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhet ngushtësisht me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Pas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe nënkomisionerit, është bërë dhe prezantimi i anëtarëve të tjerë. KQZ-ja e re përbëhet nga Komisioneri dhe nënkomisioneri,  Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sfide e re për KQZ-në, sipas Celibashit, do të jetë implementimi në kohë i teknologjisë, një detyrë kjo ekskluzive e nënkomisioneres Lealba Pelinku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë