Futboll

Ekipi më i mirë në histori, shpallen 10 kandidatët për çdo pozicion

Një “Dream Team” historik në vend të “Topit të Artë 2020”. Për shkak të emergjencës nga Covid-19 që ka kushtëzuar botën e futbollit, “France Football” ka vendosur të mos e japë çmimin prestigjioz, por kërkon t’i japë jete një skuadre të përbërë nga lojtarët më të mëdhenj të historisë.

Baneri i “France Football” për ekipin më të mirë në histori. Gazeta Si, 20 tetor 2020

Revista franceze ka propozuar për çdo rol 10 lojtarë. Formacioni më i mirë në histori do të rreshtohet me skemën 3-4-3 dhe do të përzgjidhet nga një juri e përbërë nga 170 gazetarë që çdo vit votojnë për futbollistin më të mirë. Janë shpallur tashmë 10 kandidatët për çdo rol dhe vihet re se ka mungesa të rëndësishme.

Për portën nuk mund të mungonin në listë dy italianët Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon, të cilët janë shpallur kampionë bote me Italinë, respektivisht në vitin 1982 dhe në vitin 2006. Kandidatët e tjerë janë Banks, Nkono, Schmeichel, Casillas, Van der Sar, Maier, Yashin dhe Neuer.

Kandidatët për mbrojtësin e majtë. Gazeta Si, 20 tetor 2020

Për rolin e mbrojtësit të djathtë lista përbëhet nga Bergomi, Gentile, Cafù, Thuram, Kaltz, Lahm, Carlos Alberto, Suurbier, Santos dhe Vogts. Për mbrojtësin e qendrës kandidojnë Scirea, Baresi, Cannavaro, Moore, Beckenbauer, Passarella, Sammer, Desailly, Koeman dhe Sergio Ramos. Mungesa e madhe në këtë rast është Nesta. Emra interesantë edhe për rolin e mbrojtësit të majtë: Façhetti, Cabrini, Maldini, Brehme, Breitner, Junior, Krol, Marcelo, Santos dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë, për pozicionet para mbrojtjes janë kandidatë Pirlo, Tardelli, Bozsik, Busquets, Didi, Falcao, Gerrard, Gerson, Guardiola, Masopust, Matthaeus, Neeskens, Redondo, Rijkaard, Schuster, Seedorf, Suarez, Tigana, Xabi Alonso dhe Xavi. Për mesfushorët sulmues “France Football” ka futur në listë lojtarë si Mazzola, Baggio, Totti, Charlton, Di Stefano, Francescoli, Gullit, Hagi, Iniesta, Kopa, Kubala, Maradona, Pelé, Platini, Puskas, Rivera, Schiaffino, Socrates, Zico dhe Zidane.

Kandidatët për sulmuesin e djathtë. Gazeta Si, 20 tetor 2020

Për tre vendet në sulm kandidojnë këta futbollistë:
Për rolin e sulmuesit të djathtë: Bekham, Best, Eto, Figo, Garrincha, Jairzinho, Keegan, Matthews, Messi dhe Robben.
Për rolin e sulmuesit të qendrës: Bergkamp, Cruyff, Dalglish, Eusebio, Kocsis, Muller, Romario, Ronaldo, Van Basten dhe Weah.
Për rolin e sulmuesit të majtë: Blokhin, Cristiano Ronaldo, Dzajic, Giggs, Henry, Rivaldo, Rivelino, Ronaldinho, Rummenigge e Stoichkov.

Mungesat në listën e kandidatëve. Gazeta Si, 20 tetor 2020

Mes emrave të njohur që mungojnë në listë mund të përmenden Javier Zanetti, fitues i tripletës me Interin, dy “Topat e Artë” të Milanit, Shevchenko dhe Kakà, si dhe tre “Topa të Artë” të tjerë, si Pavel Nedved, Luka Modric dhe Michael Owen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë