Një “Dream Team” historik në vend të “Topit të Artë 2020”. Për shkak të emergjencës nga Covid-19 që ka kushtëzuar botën e futbollit, “France Football” ka vendosur të mos e japë çmimin prestigjioz, por kërkon t’i japë jete një skuadre të përbërë nga lojtarët më të mëdhenj të historisë.

Revista franceze ka propozuar për çdo rol 10 lojtarë. Formacioni më i mirë në histori do të rreshtohet me skemën 3-4-3 dhe do të përzgjidhet nga një juri e përbërë nga 170 gazetarë që çdo vit votojnë për futbollistin më të mirë. Janë shpallur tashmë 10 kandidatët për çdo rol dhe vihet re se ka mungesa të rëndësishme.
Për portën nuk mund të mungonin në listë dy italianët Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon, të cilët janë shpallur kampionë bote me Italinë, respektivisht në vitin 1982 dhe në vitin 2006. Kandidatët e tjerë janë Banks, Nkono, Schmeichel, Casillas, Van der Sar, Maier, Yashin dhe Neuer.

Për rolin e mbrojtësit të djathtë lista përbëhet nga Bergomi, Gentile, Cafù, Thuram, Kaltz, Lahm, Carlos Alberto, Suurbier, Santos dhe Vogts. Për mbrojtësin e qendrës kandidojnë Scirea, Baresi, Cannavaro, Moore, Beckenbauer, Passarella, Sammer, Desailly, Koeman dhe Sergio Ramos. Mungesa e madhe në këtë rast është Nesta. Emra interesantë edhe për rolin e mbrojtësit të majtë: Façhetti, Cabrini, Maldini, Brehme, Breitner, Junior, Krol, Marcelo, Santos dhe Roberto Carlos.
Në mesfushë, për pozicionet para mbrojtjes janë kandidatë Pirlo, Tardelli, Bozsik, Busquets, Didi, Falcao, Gerrard, Gerson, Guardiola, Masopust, Matthaeus, Neeskens, Redondo, Rijkaard, Schuster, Seedorf, Suarez, Tigana, Xabi Alonso dhe Xavi. Për mesfushorët sulmues “France Football” ka futur në listë lojtarë si Mazzola, Baggio, Totti, Charlton, Di Stefano, Francescoli, Gullit, Hagi, Iniesta, Kopa, Kubala, Maradona, Pelé, Platini, Puskas, Rivera, Schiaffino, Socrates, Zico dhe Zidane.

Për tre vendet në sulm kandidojnë këta futbollistë:
Për rolin e sulmuesit të djathtë: Bekham, Best, Eto, Figo, Garrincha, Jairzinho, Keegan, Matthews, Messi dhe Robben.
Për rolin e sulmuesit të qendrës: Bergkamp, Cruyff, Dalglish, Eusebio, Kocsis, Muller, Romario, Ronaldo, Van Basten dhe Weah.
Për rolin e sulmuesit të majtë: Blokhin, Cristiano Ronaldo, Dzajic, Giggs, Henry, Rivaldo, Rivelino, Ronaldinho, Rummenigge e Stoichkov.

Mes emrave të njohur që mungojnë në listë mund të përmenden Javier Zanetti, fitues i tripletës me Interin, dy “Topat e Artë” të Milanit, Shevchenko dhe Kakà, si dhe tre “Topa të Artë” të tjerë, si Pavel Nedved, Luka Modric dhe Michael Owen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje