Në akt-akuzën për krime lufte dhe ato kundër njerëzimit drejtuar Hashim Taçit dhe drejtuesve të tjerë të UCK, përfshihet edhe një pjesë e konsiderueshme e raportit të Dick Marty. Ky i fundit, plot 9 vjet më parë, hartoi një raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda ndaj UCK.
Senatori Marty e prezantoi raportin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku Shqipëria përmes deputetit dhe ish-numrit dy të qeverisë “Berisha”, Ilir Rusmali, votoi pro raportit ndërsa Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi kundër.
Sot kur çështja është kthyer në fokus, kryeministri Edi Rama iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës.
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, komentoi Rama në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje