Politike

Raporti i Dick Marty, Rama akuzon Berishën dhe Metën

Në akt-akuzën për krime lufte dhe ato kundër njerëzimit drejtuar Hashim Taçit dhe drejtuesve të tjerë të UCK, përfshihet edhe një pjesë e konsiderueshme e raportit të Dick Marty. Ky i fundit, plot 9 vjet më parë,  hartoi një raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda ndaj UCK.

Senatori Marty e prezantoi raportin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku Shqipëria përmes deputetit dhe ish-numrit dy të qeverisë “Berisha”, Ilir Rusmali, votoi pro raportit ndërsa Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi kundër.  

Sot kur çështja është kthyer në fokus, kryeministri Edi Rama iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, komentoi Rama në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë