Futboll

Shaland pozitiv, Kosovën e drejton Sahiti sot ndaj Shqipërisë

Bernard Shaland, trajneri i Kosovës, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e fundit që stafi teknik dhe futbollistët kanë kryer para ndeshjes miqësore me Shqipërinë, që luhet sot në “Elbasan Arena”.

Veç trajneri Shaland, pozitiv ka dalë edhe një tjetër pjesëtar i stafit të tij teknik. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare. “Pas kryerjes së testit për Covid-19, trajneri Bernard Shaland dhe një nga pjesëtarët e stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv. Ata janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë”, – shkruhet në njoftimin FFK-së.

Drejtimin e skuadrës për ndeshjen e sotme miqësore me Shqipërinë do ta marrë ndihmësi i Shaland, Muharrem Sahiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë