Politike

Rama-Basha, “cicmicet” e mëngjesit për Covid

Lulzim Basha dhe Edi Rama e nisën të enjten aty ku mbyllën ditën e mërkurë; me përplasjet në distancë mbi menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike të vendit.

Kreu i PD-së publikoi në rrjetet sociale një video të shkëputur nga takimi që pati me familjarë dhe persona të prekur dhe që e kanë kaluar Covid 19. Videon e shoqëron me shënimin se shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps.

Rama reagoi po përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar Bashën se po shfrytëzon pandeminë për përfitime elektorale.

Basha u kundërpërgjigj duke e cilësuar propagandë false të Edi Ramës.

Kreu i PD foli për sulme politike dhe përpjekje të Edi Ramës që t’i mbyllë gojën opozitës që të mos denoncojë situatën e Covid.

Në takimin me personat e prekur nga Covid, Basha akuzoi Kryeministrin se fshihej pas komitetit të ekspertëve. Rama iu kundërpërgjigj se pas komiteteve fshihej kreu i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë