Vaksinat e para kundër koronavirusit të ri mund të nisin të shpërndahen që në fund të muajit dhjetor, edhe pse ky është sigurisht skenari më optimist.
Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën se po punon që vaksinimet e para kundër Covid-19 mund të nisin në tremujorin e parë të 2021. Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), tha se një mundësi e tillë ishte një skenar “optimist”.
“Por nuk duhet të harrojmë që edhe kur kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, nuk do të jetë ilaçi që do ta bëjë Covid-19 të zhduket brenda një dite,” paralajmëroi ajo. “
Komentet e saj vijnë pasi Pfizer dhe BioNTech thanë se vaksina e tyre e mundshme rezultoi më shumë se 90% efektive. Kompanitë presin që të aplikojnë për autorizim për vaksinën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së përpara fundit të muajit. Për të qënë i përgatitue, Brukseli ka nënshkruar tanimë një marrëveshje për të siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës eksperimentale të koronavirusit të BioNTech dhe Pfizer.
“Kjo është vaksina më premtuese deri më tani”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pasi kjo vaksinë të vihet në dispozicion, plani ynë është ta shpërndajmë atë shpejt, kudo në Europë.”
Komisioni Europian tashmë kishte siguruar tre marrëveshje të tjera me kompani farmaceutike duke lejuar 27 vendet e tij anëtare të blinin gati një miliard doza të një vaksine potenciale të koronavirusit.
Por kush do ta marrë vaksinën dhe kur?
Kjo ka qënë pyetja më e rëndësishme lidhur me shpërndarjen e vaksinës së BioNTech-Pfizer.
“Ajo do t’u jepet vendeve anëtare të BE, sipas numrit të popullsisë”, tha Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides. Sipas saj, do jenë vetë vendet ato do të marrin vendimin cilat do të jenë prioritetet gjatë vaksinimit të popullsisë.

Afati kohor nuk është përcaktuar ende, pasi aktualisht vaksina ndodhet në procesin e marrjes së lejes edhe nga Autoriteti i Medikamenteve Mjekësore, të BE-së, EMA, i cli do të përshpejtojë procesin sapo të marrë të dhënat e nevojshme. Vlerësimi optimist i këtij autoriteti se kjo do të ndodhë në fund të muajit dhjetor, duke bërë që fillim të vitit tjetër, të shpërndahen dozat e para.
Komisioni Europian thotë nga ana tjetër se vendet anëtare duhet t’u japin përparësi grupeve duke përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe njerëzve mbi 60 vjeç, si dhe njerëzve me kushte të vështira shëndetësore duke i bërë ata më të prekshëm.
“Duhet të kemi një portofol të gjerë vaksinash të bazuara në teknologji të ndryshme ”, tha Von der Leyen. “Ne tashmë kemi filluar të punojmë me vendet anëtare për të përgatitur fushatat kombëtare të vaksinimit.
Kontrata që Komisioni i BE nënshkroi ditën e martë me BioNTech- Pfizer, për prodhimin e 300 milionë dozave vaksina, është vetëm hapi i parë. Mbas kritikave të marra në pranverë, Komisioni, po mundohet të zgjerojë sa më shpejt dhe sa më shumë aktivitetet e veta për luftimin e pandemisë. Kështu, krah sigurimit të transhit të parë të vaksinës janë blerë edhe materiale mjekësore mbrojtëse, për të penguar garën e ashpër për tregje botërore.
Tani Komisioni kërkon që të krijojë zyrën e vet, një agjenci të re për çështjet e shëndetit Health Emergency Response Agency, shkurtimisht HERA, që do të merret me vëzhgimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive dhe thirrjen e gjendjes së emergjencës. Kyriakides pranon se bëhet fjalë për pavarësi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ky është momenti i rrezikut në rritje të pandemisë, dhe Europa duhet të jetë e përgatitur më mirë”, tha ajo.
Sipas planeve të BE-së, Agjencia qëndrore e Bashkimit Europian, EMA me qendër në Amsterdam nuk do të jetë vetëm për dhënien e lejeve për vaksinat dhe medikamentet mjekësore, por do të vëzhgojë edhe mungesën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe do të drejtojë marrjen e masave për sigurimin e tyre. Pranverën e kaluar BE reagoi duke improvizuar me marrjen përsipër të furnizimit dhe shpërndarjes, por kjo punë duhet rregulluar në bazë ligjore.
“Edhe Enti për vëzhgimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stockholm duhet fuqizuar, duke vlerësuar në të ardhmen të gjitha të dhënat e vendeve anëtare dhe duke dhënë udhëzimet përkatëse. Një shembull është vlerësimi i përdorimit të maskave mbrojtëse”, tha Kyriakides. /Euractiv/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje