Politike

Basha, qytetarëve: Përfytyroni një qeveri ndryshe. Rama: Ti fle në këmbë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi në Twitter se, në 7 vite qeverisje Rama dështoi dhe se zgjidhja mund të jetë vetëm PD. Madje ai ftoi qytetarët të përfytyrojnë për një qeveri ndryshe.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të  mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha në Twitter.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, që shpërndan postimin e Bashës. “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”, shkruan Rama në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë