Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi në Twitter se, në 7 vite qeverisje Rama dështoi dhe se zgjidhja mund të jetë vetëm PD. Madje ai ftoi qytetarët të përfytyrojnë për një qeveri ndryshe.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha në Twitter.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, që shpërndan postimin e Bashës. “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”, shkruan Rama në Twitter
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje