Anglia ndryshon rregullat e vetkarantinimit për këdo që do të hyjë në territorin e saj. Nga data 15 dhjetor, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do të duhet të vetizolohen vetëm pesë ditë në vend të karantinës 14 ditore – kjo sipas një strategjie të re testimi të njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas rregullave të reja, të gjithë ata që mbërrijnë nga destinacionet e huaja do të kenë mundësinë të testohen për COVID-19 pasi të kryejnë karantinën pesë ditore, shkruan CNN.
Ata që marrin një rezultat negativ do të lirohen nga karantina, por duhet të vijojnë të ndjekin rregullat për COVID-19.
Skema e “provës dhe lëshimit” kërkon që pasagjerët që mbërrijnë në Angli me avion, traget ose tren të rezervojnë dhe të paguajnë vetë për testin.
“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim të dashurit dhe të drejtojmë biznes ndërkombëtar,” tha Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps.
“Duke u dhënë njerëzve zgjedhjen për t’u testuar në ditën e pestë, ne gjithashtu po mbështesim industrinë e udhëtimeve ndërsa ajo vazhdon të rindërtohet nga pandemia.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje