Bota

Anglia ndryshon rregullat, kush hyn në territorin e saj vetëm 5 ditë vet-karantinim

Anglia ndryshon rregullat e vetkarantinimit për këdo që do të hyjë në territorin e saj.  Nga data 15 dhjetor, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do të duhet të vetizolohen vetëm pesë ditë në vend të karantinës 14 ditore – kjo sipas një strategjie të re testimi të njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas rregullave të reja, të gjithë ata që mbërrijnë nga destinacionet e huaja do të kenë mundësinë të testohen për COVID-19 pasi të kryejnë karantinën pesë ditore, shkruan CNN.

Ata që marrin një rezultat negativ do të lirohen nga karantina, por duhet të vijojnë të ndjekin rregullat për COVID-19.

Skema e “provës dhe lëshimit” kërkon që pasagjerët që mbërrijnë në Angli me avion, traget ose tren të rezervojnë dhe të paguajnë vetë për testin.

“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim të dashurit dhe të drejtojmë biznes ndërkombëtar,” tha Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps.

“Duke u dhënë njerëzve zgjedhjen për t’u testuar në ditën e pestë, ne gjithashtu po mbështesim industrinë e udhëtimeve ndërsa ajo vazhdon të rindërtohet nga pandemia.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë