Politike

PS: Komisioni “Dick Marty” i shërben vendit. Meta, deklarata politike

Mazhoranca iu përgjigj përmes Damian Gjiknurit deklaratave të Presidentit Ilir Meta se komisioni hetimor parlamentar për hetimin e raportit të Dick Marty-t, i votuar nga socialistët në seancën e së enjtes i shërben Serbisë.

Damian Gjiknuri i cilësoi komentet e Metës si të motivuara politikisht dhe e akuzoi atë se prej kohësh është shkëputur nga detyra si President i vendit duke mbajtur më tepër qëndrimet prej kryeopozitari ndaj Qeverisë.

“Ata që janë të paster dhe nuk kanë gjë të fshehin nuk kanë pse të shqetësohen për çfarë do të bëjë komisioni hetimor. Deklaratat e Metës duhen marrë në kontekstin politik. Ka kohë që Presidenti Meta nuk flet me si President, por si dikush që synon të bëhet kryetar i opozitës”, tha Gjiknuri.

Një ditë më parë, gjatë ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë, Presidenti Meta tha se komisioni i ngritur nga Parlamenti për akuzat e Dick Marty-t nuk i shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës dhe se aktakuzat ndaj UÇK-së janë të motivuara nga Beogradi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë