Nuk ka shumë ditë që Jozefina Topalli ka regjistruar në gjykatë partinë “Lëvizja për Ndryshim”. Prej asaj dite atë e sheh nëpër studio televizive dhe aktive në faqen e saj Facebook. Kësaj here, Topalli ka shpërndarë një video, në qendër ajo, duke folur për situatën në vend. Ajo nënvizon se vendi është në një krizë shumëplanëshe, ekonomia është dobësuar, papunësia është rritur, sistemi shëndetësor vuan ndërsa ai privat është shumë i shtrenjtë, arsimimi po përballet me probleme, pensionet janë të ulëta…Ajo flet për pabarazinë dhe pasigurinë nisur edhe nga pandemia, ndërsa nënvizon se vendi ka nevojë për ndryshim.
Topalli ka përfshirë në videon e saj mesazh edhe pjesëmarrjen e saj në disa aktivitete me tema të rëndësishme siç është ajo kundër dhunës, e deri tek takimet e saj me drejtues të lartë të Kosovës gjatë kohës kur ajo ishte kryetare e Kuvendit.
Topalli ka përfshirë në video edhe Ramën me Bashën teksa shtrëngojnë duart pas marrëveshjes së majit të 2017-ës, duke komentuar se, “ne nuk duam të jemi spektatorë të një politike cinike”.
“Ne jemi në një krizë reale dhe serioze, vendi ka nevojë për ndryshim”, e mbyll Topalli mesazhin e saj sensibilizues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje