Politike

Lëvizja e Topallit dhe mesazhi i saj kundër Bashës dhe Ramës

Nuk ka shumë ditë që Jozefina Topalli ka regjistruar në gjykatë  partinë “Lëvizja për Ndryshim”. Prej asaj dite atë e sheh nëpër studio televizive dhe aktive në faqen e saj Facebook. Kësaj here, Topalli ka shpërndarë një video, në qendër ajo, duke folur për situatën në vend. Ajo nënvizon se vendi është në një krizë shumëplanëshe, ekonomia është dobësuar, papunësia është rritur, sistemi shëndetësor vuan ndërsa ai privat është shumë i shtrenjtë, arsimimi po përballet me probleme, pensionet janë të ulëta…Ajo flet për pabarazinë dhe pasigurinë nisur edhe nga pandemia, ndërsa nënvizon se vendi ka nevojë për ndryshim.

Topalli ka përfshirë në videon e saj mesazh edhe pjesëmarrjen e saj në disa aktivitete me tema të rëndësishme siç është ajo kundër dhunës, e deri tek takimet e saj me drejtues të lartë të Kosovës gjatë kohës kur ajo ishte kryetare e Kuvendit.

Topalli ka përfshirë në video edhe Ramën me Bashën teksa shtrëngojnë duart pas marrëveshjes së majit të 2017-ës, duke  komentuar se, “ne nuk duam të jemi spektatorë të një politike cinike”.  

“Ne jemi në një krizë reale dhe serioze, vendi ka nevojë për ndryshim”, e mbyll Topalli mesazhin e saj sensibilizues.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë