Futboll

Video/ Një gabim absurd solli golin e Kukësit ndaj Apolonisë

Drejtuesit e Apolonisë kanë kontestuar gjykimin e ndeshjes me Kukësin në fundjavë, sepse sipas tyre ndikoi në rezultat. Skuadra fierake u mund 1-0 në atë ndeshje, ku goli i vetëm u shënua pas një gabimi absurd të arbitrit shkodran Indrit Myrtja dhe ndihmësve të tij.

Nga pamjet filmike duket qartë se ka një rivënie anësore në favor të Apolonisë në mesin e fushës. Çuditërisht, arbitri e akordon atë në favor të Kukësit, që nis shpejt aksionin dhe e përfundon me gol, duke lënë të shtangur futbollistët e Apolonisë, të cilët kanë protestuar që në fillim. Një gabim trashanik, që ndoshta tregon edhe nivelin e gjykimit në futbollin shqiptar. Një gabim që ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Sektori përkatës në FSHF mund të dënojë arbitrat që gabuan, por Apolonisë ai gabim i pakuptimtë mund t’i kushtojë shtrenjtë. Kryesori Myrtja dhe asistentët e tij mund të qëndrojnë ndonjë javë pushim, siç veprohet në të tilla raste, por kjo nuk është zgjidhja për përmirësimin e nivelit të gjykimit. Edhe pse jemi ende në javët e para të sezonit, kontestimet ndaj gjykimit janë të shumta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë